Wir verwenden Cookies, um die Benutzerfreundlichkeit dieser Webseite zu erhöhen (mehr Informationen).

Prof. Dr. Werner Gitt

Si mund të arrij jetën e përjetshme?

Die grundlegende Frage, die suchende Menschen sich stellen, wird hier von Prof. Dr. Werner Gitt beantwortet. "Wie findet man den Himmel?" Auf jeden Fall nicht durch eigene Anstrengungen oder Konzepte. "Was aber bringt uns wirklich in den Himmel?" Gott hat die Einladungen für den Himmel schon verteilt wie im Gleichnis des Menschen, der zu einem großen Fest Einladungen verschickte. Doch viele Menschen redeten sich heraus.

Prof. Dr. Gitt ruft dazu auf, nicht so "kurzsichtig" wie diese Leute zu sein. Jesus will uns vor der Hölle erretten und diese wird kein Vergleich zu der sogenannten "Hölle von Auschwitz" sein. Er hat am Kreuz für unsere Schuld bezahlt, wir müssen diese Einladung nur annehmen, dann ist ein Platz im Himmel "gebucht". Ein Entscheidungsgebet soll den Lesern dabei helfen.

Dieses Traktat eignet sich besonders gut zur Weitergabe an suchende Menschen!

8 Seiten, Best.-Nr. 120-9, Kosten- und Verteilhinweise | Eindruck einer Kontaktadresse


Si mund të arrij  jetën e përjetshme?

Pyetja rreth përjetësisë shmanget nga shumë njerëz. Këtë e vemë re edhe tek ata, të cilët mendojnë rreth fundit të jetës së tyre. Aktorja amerikane Dru Berimure luajti një rol kryesor si aktore fëmijësh në fil­min imagjinar „E.T. Jashtëtokësori“. Kur u bë njëzet e tëtë vjeç (lindur në 1975) tha: „Në qoftë se do të vdes para maces time, atëherë i jepni asaj për të ngrënë hirin tim. Kështu të paktën mund të jetoj brenda maces sime.“ A nuk është e tmerrshme kjo padituri dhe ky mos­vështrim i qartë përtej vdekjes?

Jetën e përjetshme mund ta jetojmë në një vend të caktuar, në vendbanimin e Perëndisë që bibla e quan “qiell”. Në vazhdim do të përdorim fjalën “qiell” për të për­­shkruar vendbanimin e Perëndisë, atje ku Perëndia do të na sjellë ne.

Në kohën e Jezusit shumë njerëz erdhën tek ai. Kër­ke­sat e tyre pothuajse ishin gjithmonë të natyrës to­kësore:

  • Dhjetë lebrozë donin të shëroheshin (Lluka 17,13).
  • Të verbërit donin të shikonin (Mateu 9,27).
  • Një tjetër priste ndihmë për çështjen e trashë­gi­misë së tij (Lluka 12,13-14).
  • Farisenjtë erdhën me një pyetje tunduese, nëse ata duhet t’i paguanin Cezarit taksat (Mateu 22,17).

Vetëm pak njerëz erdhën tek Jezusi për të mësuar se si mund të arrinin qiellin. Një i ri i pasur takoi Jezusin duke pyetur: „Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj qiellin?“ (Lluka 18,18) Atij iu tha çfarë duhet të bënte, pra: të shiste ç’do gjë prej së cilës ishte varur zemra e tij dhe të ndiqte Jezusin. Por ngaqë ishte shumë i pasur, nuk e zbatoj këshillën dhe refuzoi edhe qiellin. Pati edhe njerëz, që as nuk kërkonin qiellin, por duke takuar Jezusin u informuan rreth saj dhe men­jë­herë e morën atë.

Zakeu deshi vetëm ta shikojë Jezusin, por ai gjeti më tepër se sa kishte pritur. Mbas vizitës në shtëpinë e tij – ndoshta duke pirë kafenë – Zakeu e gjeti qiellin. Jezusi tha: „Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi“ (Lluka 19,9).

Si mund të gjejmë qiellin?

Pas asaj që dëgjuam deri tani, mund të themi:

  •  Mbretërinë e qiellit mund ta gjejmë në një ditë të caktuar. Është mirë të dijmë   diçka të tillë, sepse po në këtë mënyrë është e mundur që edhe ju sot, i   dashur lexues dhe e dashur lexuese, të merrni jetën e përjetshme me   Perëndinë.
  •  Përfitimi i mbretërisë së qiellit nuk ka të bëjë me ndonjë vepër njerëzish.
  •  Mbretërinë e qiellit mund ta gjejmë edhe kur jemi krejtësisht të pa përgatitur.

Mendimet tona për të arritur qiellin janë të gabuara, nëse ne nuk nisemi nga thëniet e Perëndisë. Një kën­gëtare këndoi njëherë një këngë për një klloun, i cili pas shumë vitesh u largua nga puna në cirk: „Ai me si­guri do të shkojë në qiell, sepse ai i ka berë njerzit të lumtur.“ Një drejtuese bëmirse ndërtoi një shtëpi për të varfërit, në të cilën mund të jetonin 20 gra. Ajo dha një kusht: gratë ishin të detyruara të luteshin një orë në ditë për shpëtimin e shpirtit të drejtueses.

Por, si mund të arrijmë me të vërtetë qiellin? Për t’iu përgjigjur asaj pyetjeje sa më qartë, Jezusi na tregon një shembëlltyrë. Në ungjillin sipas Llukës, kapitulli 14,16 ai flet për një njeri [ku në shembëlltyrë figuron Perëndinë], që do të bëj një darkë të madhe [kjo në shëmbëlltyrë figuron qiellin] dhe në fillim dërgon ftesa tek njerëz e veçantë. Përgjigjet janë të gjitha tronditëse: „Por të gji­thë filluan të kerkojnë ndjesë. I pari i tha: Bleva një arë . … i dyti: Bleva pesë pendë që. … i treti: Mora grua e prandaj nuk mund të vij.“ Jezusi përfundon shem­bëlltyrën me gjykimin e të Zotit të shtëpisë: „Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time“ (Lluka 14,24).

Nga kjo kuptojmë, se mund të fitojmë ose mund të humbasim qiellin. Pika kyçe është pranimi ose refuzimi i ftesës. A ka gjë më të thjeshtë? S’mendoj se po! Kur shumë njerëz do të përjashtohen një ditë nga qielli, shkaku nuk është se ata nuk e dinin rrugën, por sepse e refuzuan ftesën.

Ata tre veta në këtë shembëlltyrë nuk janë një shembull i mirë për ne, sepse asnjë prej tyre nuk e pranon ftesën dhe vjen tek darka! Por kjo darkë, a nuk bëhet tani? Pa­tjetër që bëhet tani! Mbasi refuzuan ftesat e para, i Zoti i shtëpisë dërgoi ftesa në ç’do vend. Tani nuk po bëhen më ftesa me shkrojnja ari. Tani thjesht bëhet thirrja: „Ejani!“ Dhe gjithkush që pranon ftesën, gjen një vend të sigurt në këtë darkë. Çfarë ndodh tani? Po, njerzit vijnë – në turma të mëdha. Mbas një farë kohe, i Zoti i shtëpisë shikon radhën e miqve: Paska akoma vende të lira! Ai u thotë shërbetorëve të tij: „Dilni përsëri dhe ftoni njerëz të tjerë!“

Në këtë pikë dua të transferoj shembëlltyrën tek ne, sepse ajo i përket pikërisht situatës tonë në kohën e sotme. Akoma ka vende të lira në qiell dhe Perëndia të thotë: „Eja, zëre vendin tënd në qiell! Ji i zgjuar dhe prenoto përjetësinë! Bëje sot!“

Qielli është i mrekullueshem, prandaj edhe Zoti Jezus e krahason atë me një festë të madhe. Në 1 Korintasit (kapitulli 2,9) thuhet për këtë: „Ato gjera që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë.“ Asgjë, edhe asnjë gjë në këtë botë nuk mund të krahasohet me qiellin. Kaq e mrekullueshme është atje! Në asnjë mënyrë nuk duhet të humbasim qiellin, sepse ai është shumë i çmueshëm. Një ishte ai që hapi për ne portën e qiellit. Ky është Jezusi, biri i Perëndisë! Atij i përket falenderimi që tashmë është aq e lehtë për të shkuar atje. Tani varet vetëm nga dëshira jonë. Vetëm ai që është aq dritëshkurtër si ata tre burra në shembëlltyrë, nuk do të pranoj këtë ftesë.

Shpëtimi vjen me anë të Zotit Jezus

Në Veprat e Apostujve (kapitulli 2,21) ne lexojmë një varg shumë të rëndësishëm: „Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet.“ Kjo është një fjali kyçe në Dhjatën e Re.

Kur Pali ishte në burg në Filipi, e bëri shumë të qartë në një bisedë me rojtarin e burgut: „Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote“ (Veprat e Apostujve 16,31). Ky lajm është i shkur­tër, por shumë i qartë dhe jetëndryshues. Po atë natë rojtari i burgut u kthye dhe pranoi Jezusin.

Nga çfarë shpëton Jezusi? Këtë duhet të dimë patjetër: Ai na shpëton nga ajo rruga që përfundon në dënimin e përjetshëm, në ferr. Për qiellin dhe ferrin bibla thotë që atje njerëzit do të jenë përjetësisht. Njëri nga vendet është i mrekullueshëm, ndërsa tjetri është i tmerrshëm. Një vend të tretë nuk ka. Pesë minuta pas vdekjes as­kush nuk do të thotë më që me vdekjen mbaron gjith­çka. Tek Jezusi qëndron gjithçka. Vendqëndrimi ynë i përjetshëm varet nga një person i vetëm: Jezus – dhe nga marrëdhënia jonë me atë!

Kur isha në Poloni për të dhënë disa referate, vizituam ish-kampin e përqëndrimit të Aushvicit. Gjëra të tmerr­shme ndodhën atje gjatë luftës së dytë botërore. Prej vitit 1942 deri në 1944 këtu u mbyten me gaz dhe më pas u dogjën 1,6 million njerëz, kryesisht çifutë. Në le­tërsi flitet për „Ferrin e Aushvicit“. Isha duke menduar për këtë përshkrim, kur një punonjës na drejtoi nëpër një dhomë gazi në të cilën janë vrarë 600 njerëz një­­herësh. Ishte shumë e tmerrshme. Por, a ishte ferri këtu me të vërtetë?

Ne, si grup vizitorësh, mund të shikonim dhomat e gazit vetëm, sepse qysh në vitin 1945 ky tmerr mori fund. Tashmë ndërtesat janë hapur për vizitorët dhe askush nuk torturohet dhe helmoset më. Dhomat e gazit të Aushvicit ishin vetëm për një farë kohe, por ferri i bib­lës është i përjetshëm.

Në sallën e hyrjes të muzeut të sotëm me ra në sy një pikturë e cila tregon një kryq me trupin e Jezusit. Një i burgosur kishte gërvishtur shpresën e tij tek i kryqëzuari me një gozhdë në mur. Edhe ky artist vdiq në një dhomë gazi, por ai e njihte shpëtimtarin Jezus. Ai vdiq në një vend shumë të tmerrshëm, por qielli ishte i hapur për të. Por nga ai ferr nga i cili Zoti Jezus na paralajmëron në Dhjatën e Re (p.sh. Ma­teu 7,13; Mateu 5,29-30; Mateu 18,8), nëse njeriu ka shkuar një herë atje, nuk ka asnjë rrugëdalje dhe shpëtim. Shkaku i vetëm është, se ferri në krahasim me Aushvicin, vazhdon përjetësisht, dhe prandaj nuk mund të vizitohet asnjëherë.

Po në të njejtën mënyrë qielli vazhdon përjetësisht. Pikërisht ky është vendi ku Perëndia do të na sjellë ne. Prandaj më lejoni që t’u ftoj juve që të vini në qiell. Thërrisni emrin e Zotit dhe prenotoni kështu për qiellin! Pas një takimi një grua më pyeti shumë e çuditur: „A mund të prenotoj qiellin me të vertëtë? Tingëllon si një agjensi udhëtimesh!“ Unë e mbështesja: „Kush nuk prenoton, nuk arrin në destinacion. Në qoftë se ju doni të shkoni në Amerikë, edhe këtu ju duhet një biletë e vlefshme avioni.“

Ajo pyeti përsëri: „Por bileta duhet të paguhet, apo jo?!“ – „Posi, bileta për qiellin gjithashtu! Vetëm se është aq e shtrenjtë sa që askush nga ne nuk mund ta paguaj. Është mëkati ynë që e pengon. Perëndia nuk lejon mëkatin në qiellin e tij. Kush dëshiron që të kaloj përjetësinë e tij tek Perëndia mbas jetës tokësore, duhet së pari të çlirohet nga mëkati i tij. Ky çlirim mund të arrihej vetëm nëpërmjet një personi që ishte pa mëkat – dhe ky person është Jezu Krishti. Vetëm ai është në gjëndje të paguajë! Ai pagoi me gjakun e tij, me anë të vdekjes së tij në kryq.“

Por çfarë duhet të bëj unë tani që të mund të arrij qiellin? Po ashtu edhe neve Perëndia na ofron ftesën e tij për çlirim. Me shumë vëmendje, shumë shkrime të biblës na ftojnë për të reaguar ndaj thirrjes së Pe­rëndisë:

  • „Përpiquni të hyni nëpër derë të ngushtë!“
     (Lluka 13,24).
  • „Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!“ (Mateu 4,17).
  • „Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është   udha që të çon në shka­tërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.   Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që   çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!“ (Mateu 7,13-14).
  • „Rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre“ (1.Timoteu 6,12).
  • „Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia   jote“ (Veprat 16,31).

Të gjitha këto janë ftesa shumë të qarta dhe bindëse. Ne vëmë re seriozitetin, vendosmërinë dhe domosdosh­mërinë e këtyre teksteve. Kështu ne veprojmë në mënyrë pa­suese nëse ne pranojmë ftesën për qiellin me një lutje e cila mund të formulohet kështu:

„Zoti Jezus, sot kam lexuar që vetëm nëpërmjet teje mund të shkoj në qiell. Unë dua të jem me ty pas jetës time në tokë. Prandaj më shpëto nga ferri, në të cilin normalisht duhet të hyja për shkak të mëkatit tim. Sepse ti më do aq shumë, ke vdekur edhe për mua në kryq dhe atje ke paguar dënimin për mëkatet e mia. Ti e shikon gjithë mëkatin tim – që nga fëmijria ime. Ti e njeh ç’do mëkat, gjithçka ndaj të cilit jam i vetëdijshëm tani por ashtu gjithçka që kam harruar prej shumë ko­hësh. Ti e njeh ç’do mendim të zemrës sime. Para teje jam si një libër i hapur. Ashtu siç jam, nuk mund të vij tek ty në qiell. Të lutem, me fal mëkatet e mia, për të cilat më vjen keq nga gjithë zemra ime. Eja ti tani në jetën time dhe ripërtërie atë. Më ndihmo të lë ç’do gjë që nuk është e drejtë para teje dhe më dhuro zakone të reja të cilat janë vendosur nën bekimin tënd. Më hap rrugën për fjalën tënde, biblën. Më ndihmo që të ku­ptoj atë që do të më thuash dhe më jep një zemër të bindur që të bëj atë që të pëlqen ty. Që sot ti duhet të jesh ZOTI im. Unë dua të të ndjek ty, më trego rrugën të cilën duhet të ndjek në të gjitha fushat e jetës sime. Të falenderoj që më dëgjon, që tashmë mund të jem një fëmijë i Perëndisë dhe që një ditë do të jem tek ty në qiell. Amen.“

Prof. Dr.-Ing. Verner Gitt